E premte, 20 Shtator, 2024

“Ma kishin zgjedhur fotografinë më të keqe, kam më të bukura”, reagon Rrahman Jasharaj

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar ndaj videos propaganduese të para pak ditëve që u publikua nga Lëvizja Vetëvendosje e ku një nga protagonistët ishte edhe vetë Jasharaj sipas VV-së si “sindikalist i lidhur me politikën”.

Jasharaj ka thënë se video ka qenë e cilësisë së dobët dhe pa përmbajtje dhe ka kritikuar ata që e kanë bërë videon meqë thotë se s’i ka pëlqyer fotografia që kishin përzgjedhur.

- Advertisement -

“Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video”, ka shkruar Jasharaj me ironi.

Reagimi i plotë:

Në vend të reagimit ndaj videos së VV-së

Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar

Isha personazh edhe në një video tjetër të Vetëvendosjes, por atëherë nuk thashë ndonjë fjalë sepse u mundova ta kuptoj zemërimin e tyre ndaj meje për arsye të grevës dhe paraqitjeve të mija kritike në medie ndaj qasjes së Qeverisë ndaj kërkesave legjitime të grevistëve.

Edhe tani kur publikuan një video tjetër nuk dua të kritikoj e të flas për cilësinë e dobët dhe pa përmbajtje të kësaj video, por dua ta kritikoj regjisorin dhe skenaristin për foton time. Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video. Regjisorin dhe skenaristin i lus me mirësi për një marrëveshje . Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.

- Advertisement -rrrrrrr

Krejt në fund Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar as në këtë veprën e fundit “artistike” .

Rrahman Jasharaj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...