Lura Bajrami, nxënësja e klasës së 8-të ka shfaqur interes të jashtëzakonshëm të fushën e kibernetikës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Lura thotë se derisa teknologjia është duke avancuar, ka zgjedhur që ta eksplorojë edhe fushën e kibernetikës.
“Dihet që fusha e kibernetikës është e vështirë, por unë kam vendosur që me forcat e mia të vazhdojë”, u shpreh tutje nxënësja.
Ajo thotë se shtytja për të vazhduar në këtë fushë ka ardhur nga prindërit, mësuesit e të afërmit. /Klankosova