E hënë, 25 Nëntor, 2024

Lumturije Nonaj, rapsodja nga Malësia e Madhe që luan në lahutë

- Advertisement1-

Prej 17 vitesh Lumturije Nonaj ngjitet në skena, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përcjellë me lahutë këngët e keshnikëve dhe jehonën e Alpeve shqiptare.

Ajo është e para dhe e vetmja lahutare, që përcjellë një traditë të herëshme të folklorit shqiptar. Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturija është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili nuk i’u nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Lumturije Nonaj thotë se dëshira e saj është që të mos jetë e vetme si lahutare.

- Advertisement -

“Si familje, brez pas brezi jena lahutarë. Edhe unë nuk kisha si të jem ndryshe, por lahutare. Edhe jam vazë e vetme në shtëpi. Jam lahutare e vetme në Shqipëri dhe rajon. Dëshirë nuk e kam me kenë e vetme. Kam qejf të jenë plot lahutare, sikurse janë edhe burrat.”, thotë ajo.

Krahas lahutës, Lumturija përdor edhe 12 instrumente të tjera të folklorit popullor të trevës Veriore të Shqipërisë por lahuta, thotë ajo, është mbretëresha e të gjitha veglave muzikore.

“Mbi lahutën nuk vë asgja. Kjo është mbretëresha e të gjitha veglave dhe, me të, edhe atdheu ynë do të ketë merita shumë të mëdhaja. Sepse, me lahutë i këndohet trimërisë, i këndohet legjendave.”

Lumturija e mësoi lahutën duke parë vëllezërit dhe xhaxhain e saj, që i binin lahutës në raste familjare, por edhe në festa të ndryshme. Nuk është diçka e vështirë, thotë ajo, dhe shton se edhe tekstet dhe meloditë tashmë i krijon vetë.

“Nuk është një vegël që mësohet me shumë vështirësi. Është shumë e rehatshme. Më përlqen sepse është një vegël shumë e vjetër dhe kërkon të mbajë trashëgiminë e brezave”, thotë Lumturije Nonaj ​
Lahuta është një dëshmi e lashtë kulturore dhe këngët e shoqëruara me lahutë përgjithësisht ngrenë lart traditën, frymën epike dhe historike ndër shekuj, bashkë me eposin e kreshnikëve.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndaj, lahutarja Lumturije Nonaj thotë se shteti shqiptar duhet të interesohet më shumë për t’a ruajtur këtë traditë të pasur kombëtare, por edhe për t’a përcjellë ndër brezat e rinj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...