Lumnije Rakaj: Arsimi si vlerë që ndërton të ardhmen

- Advertisement5 -

Përmbyllja e gjysmëvjetorit të parë është një moment reflektimi për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin që po ndërtojnë themelet e arsimit cilësor.

- paragrafi 1 -

Nxënësit tanë kanë dëshmuar vullnet dhe etje për dije, ndërsa mësimdhënësit, me profesionalizëm, kanë krijuar një mjedis të sigurt dhe frymëzues për zhvillimin e brezave të rinj.

- Advertisement -

Kjo periudhë ka dëshmuar se bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes është çelësi i çdo arritjeje të qëndrueshme. Në prag të Festave të Fundvitit, kjo frymë na fton në mirënjohje dhe shpresë për një të ardhme edhe më të suksesshme!

Me urimet më të mira për pushime të këndshme dimërore, festa të gëzuara dhe një Vit të Ri 2026 të mbushur me shëndet, paqe dhe arritje të reja!

604643906 1205844221666073 8966229359181065256 n

- Advertisement -

Autorja është Drejtoreshë e shkollës “Hysen Rexhepi”