E diel, 19 Janar, 2025

Lum si mamatë që lindin në dhjetor, çfarë kanë TË VEÇANTË fëmijët e tyre?

- Advertisement1-

Të mos i ngelë qejfi askujt, por bebet e lindura në këtë periudhë janë të bekuara me disa tipare vërtetë të vyera. Pa u zgjatur shumë Living do t’ju tregojë çfarë të veçantash kanë njerëzit e lindur këtë muaj.

Njerëzit e lindur në këtë muaj nuk kanë moto të jetës së tyre “Rëndësi ka pjesëmarrja” ,por vetëm “Fituesit i merr të gjitha”. Nuk i gëzohen medaljes së argjendit apo bronzit sepse ajo e arit është gjithçka që duan.

- Advertisement -

Zemërgjerësia është një ndër tiparet kryesore të atyre që kanë lindur në dhjetor. Megjithatë, ndonjëherë kryeneçësia e tyre mund t’u kthehet me efektin bumerang. Edhe pse janë kokëfortë dhe karakterizohen nga personaliteti i fortë, njerëzit e lindur në muajin dhjetor nuk e kanë të lehtë të marrin vendime. I kanë të qarta qëllimet dhe punojnë fort për t’i arritur, por shpeshherë kanalizojnë të gjithë përqëndrimin e tyre në një fushë të vetme të jetës, duke lënë shumë gjëra pas dore.

Nuk mund të qëndrojnë ulur për shumë kohë pasi u pëlqen jeta dinamike dhe e gjallë. Shpirti i lirë që i karakterizon arrin të balancojë anën e tyre më të tensionuar. Fëmijët e lindur në këtë muaj mbartin shpirtin e festës gjatë gjithë vitit.

Sipas International Journal of Sports Medicine, kush lind në dhjetor, është atlet (sportist) i lindur, kjo për shkak të sasisë të lartë të vitaminës D që mami në pritje të ëmbël ka marrë gjatë muajve të verës. Lulja e tyre është ajo e narcisit. Thuhet se këto lule simbolizojnë fundin e dimrit dhe fillimin e ri të vitit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...