Luljete Geci zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Skënderbeu” në Mitrovicë

- Advertisement5 -

Luljete Geci është shpallur mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Skënderbeu” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se mësuesja Luljete dallohet për qasjen e kujdesshme në mësimdhënie, për komunikimin e ngrohtë dhe për ndikimin pozitiv që ka në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Skënderbeu” në Mitrovicë:

Mësimdhënësja e dalluar e shkollës “GJ.K.Skënderbeu” – Luljete Geci

Në mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, e mbajtur më datë 30.01.2026, dhe në bazë të Rregullores së Komunës së Mitrovicës, Nr. 02/2023, për përzgjedhjen e mësimdhënësve të dalluar, nga shkolla jonë u zgjodh mësimdhënësja Luljete Geci.

- Advertisement - m2

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të saj të vazhdueshëm, punës së ndershme dhe angazhimit me nxënësit. Mësuesja Luljete dallohet për qasjen e kujdesshme në mësimdhënie, për komunikimin e ngrohtë dhe për ndikimin pozitiv që ka në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Shkolla Gj. K. Skënderbeu e falënderon për kontributin e çmuar dhe i uron suksese të mëtejshme në punën e saj!

626407119 2203299693767629 7107849388420400795 n