Luljeta Veselaj-Gutaj është zgjedhur edhe për një mandat drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prizrenit, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoresha Luljeta përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky besim është nder dhe obligim për të.
“Një obligim serioz ndaj nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit tonë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur bashkëqytetar,
Më lejoni t’u njoftoj se me përgjegjësi të plotë dhe mirënjohje, sot kam pranuar për të vazhduar mandatin e dytë në detyrën e Drejtoreshës së Arsimit në Prizren, falë bashkëpunimit, suksesit të përbashkët dhe besimit të dhënë nga Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj.
Ky besim është nder dhe obligim për mua. Një obligim serioz ndaj nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit tonë.
Arsimi kërkon punë serioze, vendime të drejta dhe angazhim të vazhdueshëm për të ndërtuar një sistem më cilësor dhe më funksional.
Do të punoj me transparencë, bashkëpunim dhe vendosmëri, duke dëgjuar zërin e secilit që ka vullnet të kontribuojë. Prizreni meriton arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë.
Na priftë e mbara, me punë të ndershme, përgjegjësi dhe përkushtim për të mirën e fëmijëve tanë dhe të Prizrenit tonë. 🫶💪
Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj