Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

- Advertisement -

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në gjeneratat e reja me shumë përkushtim e dashuri në profesionin e saj, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot, më datë 24 shkurt 2025, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, me shumicën e mësimdhënësve (88 pjesëmarrës).

Nga të gjithë emrat e propozuar,mësimdhënëse e dalluar u përzgjodh Luljeta Murati.

Znj. Luljeta Murati është mësimdhënëse e Fizikës dhe punon tash e 25 vite duke kontribuar në gjeneratat e reja me shumë përkushtim e dashuri në profesionin e saj.

- Advertisement -

Mësimdhënësja në fjalë ka punuar vazhdimisht edhe në avancimin e saj profesional, duke ndjekur trajnime profesionale.

Ajo poashtu është autore e një libri të cilin e ka botuar në vitin 2023, të titulluar ” Detyra numerike nga fizika”.

Sukseset e mësimdhënëses ne fjalë e ranguan shkollën disa herë në vendin e parë, si në garat në nivel komunal poashtu dhe në nivel shtetëror.
Në emër të të gjithë stafit të shkollës i urojmë titullin mësimdhënëse e dalluar dhe i urojmë suksese në përfaqësimin e SHFMU “Ismail Qemali” në nivelin Komunal.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës