Luljeta Gjikolli Kurhasani, zgjidhet mësuesja më e dalluar në Pejë

- Advertisement5 -

Luljeta Gjikolli Kurhasani nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Pejë ka zgjedhur mësimdhënësen më të merituar.

- paragrafi 1 -

Ajo do ta përfaqësojë Komunën e Pejës në manifestimin për çmimin “Shaban Jashari” i cili do të organizohet nga MASHT për nder të 7 Marsit.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës. Komisioni në DKA ka përzgjedhur mësimdhënësen znj.Luljeta Gjikolli Kurhasani nga SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Pejë mësimdhënësen më të merituar,e cila do ta përfaqësojë Komunën e Pejës në manifestimin për çmimin “Shaban Jashari” i cili do të organizohet nga MASHT për nder të 7 Marsit “Dita e Mësuesit”.

Dosja e përgatitur ishte në përputhje me të gjitha kriteret e kërkuara nga MASHT. Secili kriter kishte përshkrimin e veçuar e mandej dokumentimin e atij kriteri.

- Advertisement - m2

Jemi shumë krenarë me kolegen tonë,suksese në vazhdim!