E mërkurë, 22 Janar, 2025

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u: Nuk po lypim luks, por veç një ndihmesë

- Advertisement1-

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u, ka komentuar deklaratën e kryeministri Kurti, që sot tha për grevistët “pse s’po i lypin 300 euro”.

Ajo tha se mësimdhënësit nuk po kërkojnë luks, por vetëm një ndihmesë.

- Advertisement -

“M’irritoi shumë ni koment i Albin Kurtit kur tha refrenin e Nagavcit që thotë “pse s’spo i lypin 300 euro’. Spo i lypim 300 euro se ne kena shku në atë pjesën, në shumën minimale, që të jetë një ndihmesë që një mësimdhënës me mujt me kalu mujin, mos me pas probleme, mos me i mungu as buka, por nuk po lypim luks, po lypin një pjesë minimale edhe Qeveria kur po ka me dhënë për energji në veri, pse spo ka për mësimdhënësit, kur në fushatë mësimdhënësi ka qenë në rend të parë”, tha Boshnjaku në t7.

Kurti sot pyeti sindikalistët pse nuk po i kërkojnë 300 euro, por veç 100 euro.

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK’së. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për “sjelljen”, një ndërhyrje e domosdoshme

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...