Anëtarja e këshillit grevist nga SBAShK-u, Luljeta Boshnjaku takimin e djeshme në mes tyre dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe takimin e Këshillin Ekonomik Social, i ka cilësuar si të dështuar, pasi ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë të re nga Qeveria e Kosovës.
Boshjaku fillimisht u ndal te takimi me ministren Nagavci, ku tha se nuk ka pasur ndonjë ofertë të re por vetëm është referuar në pakon e kryeministrit.
Ajo se qëndrojnë në kërkesat e tyre dhe nuk do të lëshojnë “pe”, në rast se iu bëhet ndonjë kërkesë tjetër nga qeveria.
“Ne do të qëndrojmë pas kërkesave tona, sepse kërkesa për pensionimin dhe kërkesa që është për sigurimin shëndetësor, jemi të vetëdijshëm që kërkon kohë më të gjatë, mirëpo kërkesa që është për 100 euro shtesë deri në implementimin e ligjit është kërkesë e gjithë anëtarësisë”, ka shtuar Boshnjaku.
Ndërkaq, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, gjatë ditës së djeshme pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, ka thënë se pritet gjatë vikendit të ketë takim me qeverinë dhe sipas tij ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes me qeverinë.
Nga data 25 gusht, shkollat dhe çerdhet në Kosovë, janë në grevë. Kërkesa e Sindikatës për ta ndalur grevën është 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.