E mërkurë, 15 Janar, 2025

Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u: Greva vazhdon derisa të reflekton Qeveria

- Advertisement1-

Luljeta Boshnjaku, anëtare e Kryesisë së Sindikatës së Arsimit ka theksuar se greva nuk do të ndalet.

Ajo ka theksuar se vetëm në dy komuna disa shkolla nuk janë në grevë, dhe atë për shkak të presionit nga kryetarët e komunave dhe nga Qeveria.

- Advertisement -

”Kryetarët e Komunave, Qeveria qendrore dhe militantët janë ata që po ndikojnë në ndërprerjen e grevës në disa shkolla”, tha ajo.

“Nuk ka nisur mësimi. Vetëm në Gjakovë dhe në Podujevë, ka disa shkolla që nuk janë në grevë”, tha ajo, duke shtuar se janë duke mbledhur të dhënat nga këto komuna se sa saktësisht është numri i mësimdhënësve që i janë kthyer procesit mësimor.

Boshnjaku ka theksuar se “ne jemi të gatshëm për dialog, por Qeveria e Kosovës nuk po lëviz nga pozicioni”.

“Deri më tash nuk ka asnjë lëvizje nga Qeveria. Presim reflektimin e saj, ndonjë ofertë të re. Greva vazhdon…”, tha ajo për Gazeta Blic.

Ndryshe, kemi hyrë në javën e katërt që kur ka nisur greva në arsim.

Dje ka dështuar edhe iniciativa e Avokatit të Popullit, Naim Çelaj që të ndërmjetësoj në ndërprerjen e grevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jehona Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor do të vazhdojë në të gjitha shkollat e Kosovës

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se mësimi tërëditor i nisur...

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Rritja e një fëmije në botën e sotme të shpejtë dhe konkurruese nuk është...

Pensionohet mësimdhënësi Zejdi Ukshini nga Gjilani

Është pensionuar mësimdhënësi i Biologjisë, Zejdi Ukshini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i shkollës "Thimi Mitko" në...

Psikologia amerikane Julia Hare tregon pasojat e humbjes së disiplinës në familje dhe shkolla

Psikologia amerikane Julia Hare ka thënë se heqja e mundësisë për disiplinimin e fëmijëve...