E hënë, 24 Shkurt, 2025

‘Lulëzojnë’ punësimet partiake në shkollat e Fushë Kosovës: Gruaja e një drejtori dhe asamblistja e LDK-së pranohen si edukatore

- Advertisement1-

Në nivel lokal, apo qendror, punësimet familjare dhe partiake vazhdojnë në Kosovë. Në mesin e pesë kandidateve për edukatore në Komunën e Fushë Kosovës, dy prej tyre kanë lidhje familjare dhe partiake me LDK-në, parti që udhëheq me këtë komunë.

Njëra prej tyre është gruaja e drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, si dhe tjera është asamblistja e kësaj partie, shkruan Kanal10.

- Advertisement -

Punësimet familjare dhe partiake kanë lulëzuar së fundmi edhe në Komunën e Fushë Kosovës, që udhëhiqet nga LDK-ja.

Gruaja e një drejtori dhe asamblistja e partisë që qeverisë me këtë komunë, janë në mesin e pesë kandidatëve që janë pranuar në një konkurs për edukatore në shkolla, për nivelin parashkollor.

Naxhije Berjani është gruaja e drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Berjani, kurse përveç saj është pranuar edhe Miranda Shabani, asambliste e LDK-së në këtë komunë.

Drejtori Berjani ka konfirmuar për Kanal10 se në mesin e të pranuarve në konkursin për edukatore është edhe gruaja e tij, por ai ka refuzuar të flasë para kamerës.

Derisa, ka mohuar të ketë ndikuar që bashkëshortja e tij të përzgjidhet në mesin e kandidatëve tjerë, duke thënë se ajo e ka merituar.

Kanal10 ka provuar të marr një përgjigje edhe nga asamblistja e LDK-së, Miranda Shabani, por ajo nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit dhe në pyetjet e dërguara.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fadil Krasniqi, pasi që ka konfirmuar se dy nga pesë kandidatet kanë lidhje familjare dhe partiake, ka thënë se përzgjedhja e tyre është bërë sipas kritereve të konkursit.

Përzgjedhjen e këtyre kandidateve e kanë kundërshtuar partitë opozitare në Fushë Kosovë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë në konkurset e kësaj komune.

Ndryshe, sa i përket këtij konkursi aktualisht është faza e ankesave, e cila përfundon më 14 dhjetor.

Shikoni videon nga minuta 31-të:

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...