Luftoi deri në fund me sëmundjen: Vdes Majlinda Xhamo, drejtuesja e Arsimit në Berat,

- Advertisement5 -

Majlinda Xhamo, drejtuesja e Zyrës Arsimore në Berat është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare. Mësuesja, aktivistja e shoqërisë civile dhe publicistja e njohur e qytetit të një mbi një dritareve ka mbyllur sytë përgjithmonë duke luftuar deri ditën e fundit me sëmundjen.

- paragrafi 1 -

Fatkeqësisht, Majlinda Xhamo nuk ia ka dalë kësaj beteje dhe ka lënë në dhimbje familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

- Advertisement - M1

Nëna dhe bija fisnike e Beratit ka dhënë një kontribut të pakursyer si profesioniste në fushën e arsimit. Ajo rridhte nga një familje arsimtarësh dhe këtë traditë e kishte trashëguar dhe vetë, duke ia dedikuar jetën arsimit dhe mësimdhënies për nxënësit dhe studentët e qytetit të gurtë.

Sëmundja e mundonte prej kohësh, por Majlinda Xhamo nuk u dorëzua në betejën e saj deri ditën e fundit. Ajo do t’i mungoi nga sot bashkëshortit, dy fëmijëve dhe gjithë miqve e kolegëve me të cilët punoi për vite me radhë.

Një mesazh ngushëllimi për ikjen e saj ka shkruar dhe kryebashkiaku Ervin Demo, i cili thotë se Berati humbi sot një bijë shembullore, një grua fisnike, një nënë të dashur, një kolege energjike, një profesioniste të përkushtuar.

- Advertisement - m2

“Ky është një nga ato postime që s’dua t’i bëj… Berati sot humbi Majlinda Xhamon, drejtuesen e ZVA! Humbi një bijë shembullore, një grua fisnike, një nënë të dashur, një kolege energjike, një profesioniste të përkushtuar!

Majlinda i dha Beratit kontributin e saj të pakursyer jo vetëm në arsim, por edhe në shoqërinë civile, si një nga zërat më të fuqishëm. Po me aq forcë e luftoi deri ditën e fundit edhe sëmundjen, pa u dorëzuar asnjë moment. Deri në fund…

Lindur në një familje arsimtarësh, u rrit, u martua dhe u bë nënë në Berat, pa iu larguar kurrë dashurisë së saj për Beratin e Magjishëm. Majlinda, këtij qyteti po i mungon që sot! Mendimet e mia janë për familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët”, shkruan kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo.

Edhe kolegët në Drejtorinë Arsimore të Beratit kanë shkruar një mesazh të ndjerë për kolegen e tyre, duke e cilësuar si një njeri që nuk bëri asnjëherë kompromis kundër parimeve, normave, rregullave e vlerave morale, duke qenë model frymëzimi për cilindo.

“Ajo do të mbahet mend si një menaxhuese e drejtuese e shkëlqyer, si një metodiste, autore librash, dhe aktiviste ndër më të njohurat e shoqerise civile, si një njeri me kontribute të veçanta në fushën e edukimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Njerëz të tillë mbeten në memorien dhe historinë e një qyteti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Arsimore Berat.