Shkolla “Emin Duraku”, në Banullë të Lipjanit ka njoftuar se nxënësja Luanda Zejna ka zënë vendin e parë në garën e matematikës e organizuar nga shkolla Mehmet Akif, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësja jonë Luanda Zejna ka arritur të zë vendin e parë në garën e matematikës e organizuar nga shkolla Mehmet Akif! 🏆
Krenar me përkushtimin, dijen dhe rezultatin e saj të shkëlqyer.
Falënderim edhe për arsimtaren Mirjeta Gashi për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm.
Suksese të mëtejshme, Luanda!
