Luanda Domi nga Kosova ka fituar çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter, shkruan AlbanianEducation.net.
Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook.
“Jam ende e emocionuar dhe thellësisht mirënjohëse që fitova çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter ndarë në Las Vegas me 3 Gusht mes grave dhe mbështetësve të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë kibernetike”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Po ashtu, ajo ka shprehur falënderime për të gjithë ata që e kanë votuar.
“Faleminderit nga zemra familjes sime, të gjithë atyre që votuan për mua dhe të gjithë atyre që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua”.
Tutje, ajo shtoi “Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty. Po ashtu, me kënaqësi ndaj që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin Cybersecurity Woman of the World, që do të ndahet më 25 Shtator në Itali”.