Në hartimin e planprogrameve/kurrikulave, me theks shkollat profesionale, vërehet se po tentohet, të largohen lëndët e historisë, edukatës qytetare, letërsi e gjuhë shqipe!
Heqja apo zvogëlimi i dukshëm i fondit të orëve të lëndëve të cilat ofrojnë njohuri bazike kombëtare, është sulm indirekt ndaj indentitetit kombëtar shqiptar!
Të gjitha shkollat edhe ato profesionale (teknike, mjekësi, art, bujqësi, etj) duhet të mësojnë për histori e letërsi shqiptare.
Kjo po ndodh nga të ashtuquajturit “ekspert” të angazhuar për hartim të kurrikulave nga MASHT.
Dua të besojë se kjo tentativë, po ndodh pa dijeninë e drejtëpërdrejtë të MASHT! Nëse MASHT -I, nuk merr masa i bie që kjo bëhet me miratimin e tyre.
Lëndët e Historisë dhe Letërsisë zhvillojnë kulturën kombëtare.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara