Loreta Pajaziti ka përfunduar me sukses studimet Master në programin ICT Innovation në KTH Royal Institute of Technology, në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Stokholm thuhet se programi është zhvilluar në formë të diplomës së dyfishtë, duke i mundësuar asaj të ndjekë studimet përgjatë dy viteve në dy institucione të njohura nordike: Aalto University në Finlandë dhe KTH Royal Institute of Technology në Stokholm, Suedi.
KTH Royal Institute of Technology është një nga universitetet teknike më të njohura në Evropë, me fokus të veçantë në kërkim shkencor, inxhinieri, teknologji dhe inovacion.
Ky përfundim i studimeve përfaqëson një arritje akademike në një mjedis ndërkombëtar të arsimit të lartë dhe pasqyron angazhimin e studentëve nga Kosova në programe të avancuara globale në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.