E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lorenca Bejko: Në Shqipëri më refuzuan, tani jam profesoreshë në Francë, fitoj 120 euro në orë

- Advertisement1-

Pedagogia Lorenca Bejko, e cila punon si asistent profesore në një univeristet në Francë, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Rin Talk në Euronews Albania, ku foli në lidhje me eksperiencën e saj të punësimit jashtë shtetit.

Bejko tha se pasi përfundoi studimet doktorale në Francë vendosi të kthehej në Shqipëri, për shkak të lidhjes të lidhjes së ngushtë që kishte me familjen, por nuk mundi të punësohej në asnjë universitet brenda vendit. Ajo tha se aplikoi bë të gjitha universitetet sipas kritereve, por nuk mori kurrë qoftë dhe një telefonatë mbrapsht.

- Advertisement -

Në këto kushte, Bejko theksoi se u detyrua të rikthehej sërish në Francë, ku tashmë punon si asistente profesore dhe fiton 120 euro në orë.

“Të paktën për mua që jam asistent profesore, pasi ky është pozicioni i parë që t’i merr pas studimeve doktorale, në Francë ke një rrogë rreth 120 euro në orë, në krahësim me 5 mijë lekë apo 10 mijë lekë që paguhet një asisten profesor në Shqipëri. Është vlerësim kur merr 120 euro në orë ama dhe konkurrenca është më e lartë”, tha ajo.

Gjithashtu shtoi: “Pas studimeve doktorale, jam shumë e lidhur me familjen dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. Aplikova në Shqipëri në të gjitha universitetet në bazë të kritereve që ata kishin dhe nuk pata kurrë asnjë telefonatë mbrapsht. Pata vetëm një përgjigje nga një institut që ndodhej larg vendodhjes time dhe që nuk ishte i përshtatshëm për mua. U ktheva në shtetin ku u diplomova dhe fillova punë aty në fushën e gjeopolitikës”.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...