E diel, 19 Janar, 2025

Lojërat online, MASHTI zhvillon disa materiale edukuese për parandalim: Të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë te ditur se ka zhvilluar disa materialedidaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër, prandaj kërkojmë që rreziqet online dhe edukimi për përdorimin e sigurt e të dobishëm të internetit, të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi.

MASHTI përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se çdo ditë është duke mbajtur seanca nëpër komuna me staf të shkollave, prindër, nxënës dhe shërbime tjera për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, duke synuar rritjen e koordinimit institucional në të mirë të zhvillimit të fëmijëve tanë!

- Advertisement -

“Të gjithë kemi marrë me shqetësim rastet e lëndimeve të nxënësve si pasojë e përfshirjes në lojëra të rrezikshme online! Ftojmë të gjitha strukturat dhe mekanizmat e mbrojtjes, të themeluara në komuna sipas Ligjit për mbrojtje të fëmijës që të bashkëveprojnë me institucionet arsimore për t’i trajtuar këto raste me qasje ndërsektoriale sepse duhet vlerësuar rrethanat e përgjithshme dhe profilet e fëmijëve që ndikohet lehtë dhe përfshihen në rreziqe për vete dhe të tjerët.

Urojmë që fëmijët e lënduar të marrin shërbimet e nevojshme për shërim e rehabilitim e mos të ndodhin më raste të tilla! MASHTI ka zhvilluar materiale didaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër, prandaj kërkojmë që rreziqet online dhe edukimi për përdorimin e sigurt e të dobishëm të internetit, të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi! Stafi ynë çdo ditë është duke mbajtur seanca nëpër komuna me staf të shkollave, prindër, nxënës dhe shërbime tjera për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, duke synuar rritjen e koordinimit institucional në të mirë të zhvillimit të fëmijëve tanë!

Sa u përket materialeve didaktike, ka kohë që MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...