Shkolla “Mitrush Kuteli” në Prishtinë ka njoftuar se dy ish-nxënësit Loena Mehmeti dhe Miran Korça, kanë përfaqësuar shkëlqyeshëm Kosovën si pjesë e orkestrës Amadeus në Festivalin e Orkestrave Botërore në Vjenë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Krenar me sukseset e dy ish-nxënësit tanë, Loena Mehmeti dhe Miran Korça !
Loena violiste dhe Mirani klarinetist, përfaqësuan shkëlqyeshëm shtetin tonë si pjesë e orkestrës Amadeus në Festivalin e Orkestrave Botërore në Vjenë.
Në një garë tejet sfiduese me orkestra nga mbarë bota, ata fituan medaljen e argjendtë, vendin e dytë!
Suksesi i tyre na mbush me gëzim dhe motivim!
Ju urojmë edhe shumë arritje të tjera në rrugërtimin tuaj muzikor!