E premte, 26 Korrik, 2024

Lodrat e reja që synojnë të rrisin fëmijë më të mirë

- Advertisement1-

Ishte viti 1997 kur për herë të parë u prodhua një lodër ndryshe nga të zakonshmet. Mattel nxori në treg ??shoqen e Barbie-t: Becky-n.


Becky ishte me flokë të gjata ngjyrë kafe, sy blu dhe një buzëqeshje diellore. Veçoria e Becky-t qëndronte sidomos tek karrigia me rrota në të cilën ajo ndodhej. Shumë e veçantë, sidomos për kohën.

- Advertisement -

Për herë të parë, Mattel prezantoi një person me nevoja specifike në radhët e grave e vajzave me bukuri perfekte.

Keq shumë që ky eksperiment nuk shkoi aq mirë sa duhej.

Lodrat e reja që synojnë të rritin fëmijë më

Becky, në fakt, u pengua nga e njëjta botë që e kishte krijuar atë. Ashtu siç ndodh edhe në realitet. Siç raportohet kukulla hasi në shumë probleme të aksesit: nga dyert e shtëpisë së lodrave dhe ashensori shumë i ngushtë që karroca nuk mund të hynte, deri në pamundësinë për të hyrë në makinën e Barbie-t. Kukullës i ngatërroheshin edhe flokët në karrigen me rrota dhe kishte vështirësitë në përdorimin e produkteve ‘shtesë’ të ofruara nga kompania, (përfshirë kuajt).

Lodrat e reja që synojnë të rritin fëmijë më

Thënë më thjesht: edhe në botën e përsosur të Barbie, personat me nevoja specifike nuk kishin një jetë të lehtë.

- Advertisement -rrrrrrr

Sot po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të prodhuar kukulla të të gjitha ngjyrave, flokëve, tipareve dhe jo vetëm kaq.

Studimet janë treguar se sjellja e të rriturve ndikohet nga stereotipet e krijuara në fëmijëri. Kështu ka lindur një projekt.

Lodrat e reja që synojnë të rritin fëmijë më

#toylikeme, shqip #kukullasiunë është në përpjekje të vazhdueshme të krijojë lodra që përfshijnë fëmijë të ndryshëm.

Kukullat me shami që përfaqësojnë fëmijë të prekur nga kanceri i tejkaluan pritshmëritë e shitjeve. Njerëzit i blenë jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për bamirësi dhe ndërgjegjësim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...