Lodra është e imja… jo e imja – Ja se si t’i ndihmojmë fëmijët me ëmbëlsi

- Advertisement -

Nuk është e lehtë për një fëmijë që të ndajë, të japë ‘borxh’ lodrat e tij.

- paragrafi 1 -

Nevoja e fëmijëve për të zotëruar gjëra është një dhembje koke e përditshme për ju.

- Advertisement -

Ja se si duhet të ndihmojmë me ëmbëlsi.

Dëshira për të poseduar dhe refuzuar janë burime konfliktesh

Që kur është 2 vjeç, fëmija mendon se ato që i përkasin atij nuk mund t’i prekë askush! Nëse dëshiron një objekt, ai e rimerr, madje edhe nga duart e një shoku: “lodrat që lëvizin” janë edhe më të dëshirueshme.

- Advertisement -

Por fëmija nuk është agresiv, thjesht egocentrik. Në këtë moshë ai kërkon vetëm ato që do vetë. Që t’i ndajë duhet të jetë i aftë t’i lërë vend edhe tjetrit, gjë që bëhet më vonë.

Mos e detyroni fëmijën më të rritur të japë lodrat tek më i vogli!

Është një fenomen i zakonshëm kur fëmija më i madh merret me librin e tij, stilolapsin ose lodrën dhe fëmija më i vogël do që të luajë pikërisht me këto objekte në të njëjtën kohë! A është e drejtë që fëmija i madh të ndajë lodrat e tij vetëm e vetëm se kjo është dëshira e të voglit?

Kur i blejmë një lodër të re, lërini kohë të përfitojë. Pastaj i përket atij të vendosë nëse do ta ndajë. Mos harroni se t’i mësosh fëmijëve të respektojnë hapësirën e tjetrit është po aq e rëndësishme sa edhe ndjenja e bujarisë që mundoheni t’i mësoni.

Shpjegoni atij atë që kërkoni

Rreth moshës 2 vjeçare, fëmija bëhet i ndjeshëm ndaj nocionit të drejtësisë, të reciprocitetit. Shpjegojini atij se në një lojë lodrat edhe mund të shkëmbehen. Më pas secili do të marrë atë që i takon. Nëse një shok vjen në shtëpi, ndihmojeni të bashkëpunojë me të, dhe nxirrini lodrat që të luajnë së bashku me to.

Nëse keni shumë fëmijë, organizoni aktivitete të përbashkëta: ndihmojeni secilin të kuptojë atë që tjetri përfaqëson. Kështu, duke ruajtur shpirtin e mirë këta fëmijë do të ndajnë mes tyre atë që i përket.