Komuna e Podujevës është bërë me një profesionist të ri në fushën e shëndetësisë. I riu nga Llapi, Andi Latifi, ka përfunduar me sukses studimet universitare në drejtimin e Stomatologjisë, duke fituar titullin Doktor i Stomatologjisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme në rrugëtimin akademik dhe profesional të Latifit, i cili pas viteve të përkushtimit dhe angazhimit në studime, tashmë është i gatshëm të japë kontributin e tij në kujdesin shëndetësor dhe oral të qytetarëve.
Diplomimi i tij vjen si një lajm i mirë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Llapin, i cili vazhdon të nxjerrë kuadro të reja profesionale në fusha të ndryshme.


Andi Latifit i urojmë suksese në karrierën e tij profesionale dhe shumë arritje në shërbim të komunitetit.