E diel, 23 Shkurt, 2025

Lista me mësuesit më të mirë në botë, mes tyre edhe një mësuese nga Shkodra

- Advertisement1-

Një listë me mësuesit më të mirë në botë po qarkullon në internet, ku në mesin e tyre renditet edhe një shqiptare.

Lista është publikuar nga ‘Global teacher Prize’ , dhe në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani.

- Advertisement -

Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.

Ajo është një mësuese që i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtare “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri.

Finalistë janë 50 mësues, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.

Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....