Nxënësi i shkollës “Nazim Gafurri”, Lisjan Beka, është përzgjedhur në mesin e 5 nxënësve që do ta përfaqësojnë Kosovën për klasat e shtata, në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
📣 Sukses i jashtëzakonshëm! 🇽🇰➕📐
Nxënësi ynë, Lisjan Beka, është përzgjedhur në mesin e 5 nxënësve që do ta përfaqësojnë Kosovën për klasat e shtata, në Olimpiadën Matematike Kosovë – Shqipëri (KAMO 2025)! 🏅📊
Kjo garë e rëndësishme do të mbahet në Tiranë, nga data 14 qershor deri më 16 qershor 2025.
👏 I urojmë Lisjanit shumë suksese dhe besojmë fort që do të na kthehet me medalje dhe krenari!