E diel, 23 Shkurt, 2025

Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses në Malishevë

- Advertisement1-

Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Atom Krasniqi i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, është liruar nga detyra.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga komuna e Malishevës dhe kanë njoftuar se ky rast i është dërguar komisionit disiplinor për shqyrtim.

- Advertisement -

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë, më 22 dhjetor, ia ka caktuar Krasniqit masën e paraburgimit prej një muaji, si i dyshuar për sulm seksual.

Krasniqi dyshohet se më 16 dhjetor ka sulmuar seksualisht një nxënëse, në ambientet e gjimnazit. Rastin në Polici e kishte denoncuar babai i nxënëses.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata .

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...