Lirohet mësimdhënësi i shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Është liruar mësimdhënësi i përfshirë në rastin e dhunës fizike në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, i cili u arrestua më 09.02.2026.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prishtinës për Kallxo.com.

- Advertisement - M1

Sipas Gashit, Prokuroria e Prishtinës ka propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit, e cila është – lajmërim në stacion policor.

Sa i përket nxënësit, kryeprokurori Gashi tha se ende nuk kanë hapur ndonjë procedurë lidhur me veprimet e tij para ngjarjes.

Në anën tjetër, lirimi i mësimdhënësit ndodhi pasi kolegët e tij, mësimdhënës, u solidarizuan me të duke mos i zhvilluar dy orë mësimore të martën, më 10.02.2026.