Liriona Morina nga Kosova, një nga avokatet e reja më të mira në Evropë

- Advertisement -

Liriona Morina është përzgjedhur si një nga avokatet e reja më të mira në Evropë dhe është finaliste në garën prestigjioze Young European Lawyers Contest 2025, të organizuar nga Akademia Evropiane e Drejtësisë (ERA), një ndër institucionet më të njohura në fushën e trajnimeve juridike në nivel kontinental.

- paragrafi 1 -

“Jam shumë e lumtur të përzgjidhem ndër avokatët e rinj më të mirë në Evropë dhe finaliste në kuadër të Young European Lawyers Contest 2025, organizuar nga Akademia Evropiane e Drejtësisë”, është shprehur ajo.

- Advertisement -

Ky konkurs, që zhvillohet çdo dy vjet, mbledh juristë të rinj nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e asocuara, duke vënë në pah njohuritë e tyre të avancuara në të drejtën evropiane dhe aftësitë në praktikë gjyqësore.

Përzgjedhja e Liriona Morinës në mesin e finalistëve është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të saj në fushën juridike, por gjithashtu përfaqëson një sukses të rëndësishëm për të rinjtë nga rajoni ynë në arenën evropiane të drejtësisë./Albinfo.ch