Lirim nga paraqitja për disa pensionistë – lajm me rëndësi për mësimdhënësit në pension

- Advertisement5 -

Ministria e Financave ka bërë me dije se vetë disa kategori të caktuara të pensionistëve janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë, që të mos iu ndalet pagesa mujore.

- paragrafi 1 -

Sipas Ministrisë, nga ky obligim lirohen përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare.

- Advertisement -

“Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj.

Në njoftim, Ministria ka thënë se është duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët.

- Advertisement -

“Kjo përfshinë ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.