Lirije Arifi – shqiptarja nga Lugina e Preshevës që po lartëson emrin tonë në Gjermani

- Advertisement -

Me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Lirije Arifi po shënon suksese të jashtëzakonshme në arsimin dhe udhëheqjen akademike në Gjermani.

- paragrafi 1 -

E rritur me vlera të forta familjare dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes, ajo ka ndërtuar një rrugëtim frymëzues që e bën krenar çdo shqiptar.

- Advertisement -

Nga një studente plot ëndrra e pasion për të mësuar, Lirije ka ecur hap pas hapi drejt majave të suksesit. Ajo ka mbajtur disa role të rëndësishme, këshilltare për studentë, anëtare bordi në Klubin e Financave, oficere vizash për studentë, ndërsa sot është një nga figurat përfaqësuese të institucionit ku punon, madje imazhi i saj shfaqet në bilborde në Gjermani si shembull i suksesit dhe profesionalizmit.

Aktualisht, Lirije Arifi udhëheq me vizion Departamentin e Pranimit të Studentëve në EU Business School, ku spikat për lidership, integritet dhe energji pozitive. Rruga deri këtu ka qenë e mbushur me punë, durim dhe vendosmëri, por për të, çdo sfidë ka qenë një hap drejt ëndrrës.

Në një deklaratë të shkurtër, ajo shprehet:

- Advertisement -

“Jam gati për këtë kapitull të ri dhe për sfidat që më presin.”

Historia e Lirije Arifit është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë kudo në botë, dëshmi se me punë të ndershme, besim dhe këmbëngulje, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

1 2

2 4

34