E shtunë, 21 Shtator, 2024

Liridona Sijarina: Shqetësuese heshtja e profesorëve të UP-së karshi ngacmimeve

- Advertisement1-

Liridona Sijarina nga Qendra Kosova për Studime Gjinore ka thënë se është shqetësuese dhe e çuditshme heshtja e profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP) ndaj ngacmimeve seksuale.

Ajo ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se 27 studente e kanë raportuar një profesor për ngacmim seksual, e UP-ja “sillet sikur nuk ndodh asgjë”.

- Advertisement -

“Mënyra si janë të punësuar profesorët s’është se ta jep një liri se procesi do të shkojë në mënyrë të rregullt. Nëse i pyet vajzat e gratë e sheh se ku është frika e tyre, ka shumë pushtet politik e kjo shoqërohet me mizogjini që gjendet brenda UP-së. Është e çuditshme heshtja e profesorëve, e punonjësve teknikë dhe e studentëve”, është shprehur Sijarina.

“Kemi kulturë të dhunës seksuale dhe kjo sinjalizon vonesën e rregullores që është në fuqi në UP. Çdo profesor e di sot se në cdo fakultet ku japin mësim ka ngacmues”

Marrë nga KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....