Liridona Mustafa ka diplomuar në specializimin e Infermierisë në Kujdesin Intensiv, duke u bërë specializantja e parë në Kosovë në këtë fushë.
Ky specializim përfaqëson një drejtim të ri në sistemin shëndetësor të vendit dhe Liridona i takon gjeneratës së parë që ka përfunduar me sukses këtë program.
Arritja e saj vjen vetëm tre muaj pas humbjes së babait të saj, Bajram Mustafa, zyrtar policor, i cili kishte ndërruar jetë para kohe. Sipas familjarëve, diplomimi në këtë specializim ishte një nga dëshirat më të mëdha të tij, të cilën ai kishte pritur ta shihte të realizuar.
Me përfundimin e këtij specializimi, Liridona Mustafa shënon një sukses të rëndësishëm profesional, duke hapur një kapitull të ri në fushën e infermierisë dhe kujdesit intensiv në Kosovë.

/Marrë nga InfoFerizaj