Liriani me prejardhje nga Tetova diplomoi në master me notën maksimale në Danimarkë



nder titull

- Advertisement5 -

Nga: Bardhyl Islami – Revista Aktuale – Kopenhagë

- paragrafi 1 -

Sukseset e rinisë shqiptare në Danimarkë vazhdojnë të jenë një burim krenarie për komunitetin shqiptar.

- Advertisement - M1

Një tjetër arritje e rëndësishme vjen nga i riu shqiptar, Liriani me prejardhje nga Tetova, i cili ka përfunduar me sukses studimet Master në degën e Financave në Copenhagen Business School, duke arritur notën maksimale 12.

Copenhagen Business School (CBS) konsiderohet ndër institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në fushën e biznesit dhe menaxhimit, duke u renditur ndër shkollat kryesore të biznesit në nivel botëror.

Përveç suksesit akademik, Liriani ka shënuar edhe një arritje të rëndësishme profesionale, duke nënshkruar kontratë pune me bankën më të madhe daneze, Den Danske Bank.

- Advertisement - m2

Ky sukses përfaqëson një shembull frymëzues të përkushtimit, punës dhe ambicies së të rinjve shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar se me angazhim dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.

Familja e tij shpreh krenarinë dhe mbështetjen e vazhdueshme për arritjet e Lirianit, duke i uruar atij shëndet, suksese dhe realizime të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
🎉🇦🇱🎓🇩🇰 Urime dhe suksese në punë Lirian.

 

Shqip | English