LIRI vazhdon të ofrojë buzëqeshje te nxënësit – dërgon dhurata në shkollën “Salih Bytyqi” në Shkozë të Malishevës

- Advertisement -

Në çdo cep të Kosovës, kompania LIRI po vazhdon t’i gëzojë nxënësit e klasave parafillore dhe të klasës të parë.

- paragrafi 1 -

Produktet e tyre të shijshme siç janë Sempre, janë tashmë biskotat më të preferuara të nxënësve, të cilat i shijojnë me shumë kënaqësi.

- Advertisement -

Ndërsa, LIRI përveç biskotave Sempre përkujdeset që nxënësit e shkollave të vendit t’i mbështet edhe me mjete shkollore, ku ju dërgon çanta e fletore.

Të premtën më datë 18 dhjetor, LIRI ka gëzuar nxënësit parafillor dhe të klasës të parë të shkollës “Salih Bytyqi” në Shkozë të Malishevës, shkruan AlbanianEducation.net.

Ata u gëzuan jashtëzakonisht shumë për dhuratat që LIRI u dërgoi, si biskotat e tyre të preferuara Sempre dhe fletore të cilat janë mjaft të nevojshme për vazhdimin e procesit mësimor.

- Advertisement -

Arben Bytyqi, drejtori i shkollës “Salih Bytyqi” në fshatin Shkozë falënderoi kompaninë LIRI për dhuratat.

“Drejtoria e shkollës e falënderon kompaninë LIRI për dhuratat dhe gëzimin që ofroi te të gjithë nxënësit”, ka thënë drejtori Bytyqi.

LIRI do të vazhdojë t’i gëzojë nxënësit edhe të shkollave tjera. /AlbanianEducation.net/.

*Fotot e nxënësëve janë publikuar me lejen e prindërve dhe Drejtorisë të shkollës.