Lira Gjika: Fëmijët janë pasqyra e sjelljes së të rriturve!

- Advertisement -

Të rriturit janë modeli për fëmijën. Si sillen ata ashtu përpiqen të sillen edhe fëmijët. Ata e imitojnë të rriturin në çdo gjë, në fjalor, sjellje e deri te toni i zërit.

- paragrafi 1 -

Nëse të rriturit janë të qetë, të duruar, përdorin fjalor të pasur edhe fëmija ashtu do të flasë e sillet.

- Advertisement -

Fëmija mendon dhe beson që sjellja e të rriturit është më e mira dhe prandaj përpiqet shumë që ta përvetësojë. Ai përpiqet shumë që t’i bëjë gjërat si i rrituri.

Dhe kur të rriturit nuk ja pranojnë apo ndëshkojnë një sjellje që me dashje apo padashje ja kanë mësuar dhe nxitur ata vetë, fëmija hutohet dhe trembet.

Nuk kupton pse e ndëshkojnë, ai foli dhe u soll si të rriturit pranë tij. Të rritur kini kujdes, si do ta mësojë fëmija të mirën, sjelljen e bukur, të jetë i qetë, të mos përdorë fjalor rruge, kur ju të rritur nuk arrini të kontrolloni veten apo të zgjidhni fjalorin?

- Advertisement -

Fëmija po ndërton dhe zhvillon mekanizmat e të rriturit dhe ai do të mësojë atë që ju i ofroni, jo atë që dëshironi, pasi nuk ka ku ta mësojë nëse ju nuk e “ushtroni”.

Shkrim nga pediatrja Lira Gjika