Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina” ka njoftuar se Lindita Sejdiu-Rugova është zgjedhur Drejtoreshë re e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
“Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur Drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar. Duhet theksuar se Prof. Sejdiu Rugova ka përvojë 23 vjeçare në organizimin e drejtpërdrejtë të aktiviteteve të Seminarit”, thuhet në njoftim.
Këshilli i këtij Fakulteti ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të Seminarit.
Sekretar shkencor nga Këshilli i Seminarit u propozua Muhamed Çitaku, kurse anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorët: Bardh Rugova, Avdi Visoka, Gëzim Qerimi, Shpëtim Elezi dhe Zahrie Kapllanaj.
Sekretare profesionale u emëruan Liridona Bërkolli dhe Donika Elezkurtaj-Bërveniku.
Tradicionalisht Seminari i shqipes organizohet çdo vit në pjesën e dytë të muajit gusht. Datat për mbajtjen e këtij Seminari për vitin 2025 ende nuk janë publikuar.
Ndërkohë është publikuar logoja e re e Seminarit, të 43-it me radhë.Edicioni i kaluar u mbajt nga 19-30 gusht 2024.Seminari i Shqipes është themeluar në vitin 1974, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së në Prishtinë.
Veprimtaria e tij është ndërprerë në vitin 1991 nga organet e atëhershme serbe.Dy Edicione të Seminarit janë mbajtur në Tiranë, më 1995 dhe 1996, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori – Filologjisë të Universitetit të Tiranës.