Lindita Bajraktari zgjidhet mësimdhënëse e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Me propozim të Këshillit të Arsimtarëve të shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë, duke u bazuar në përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor, prof. Lindita Bajraktari është zgjedhur Mësimdhënëse e Vitit, për vitin shkollor 2025/26, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Me propozim të Këshillit të Arsimtarëve të shkollës sonë, duke u bazuar në përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor, prof. Lindita Bajraktari u zgjodh Mësimdhënëse e Vitit, për vitin shkollor 2025/26.

Ky vlerësim paraqet një mirënjohje të veçantë për punën e palodhshme, qasjen e saj shembullore ndaj nxënësve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe jetës shkollore në përgjithësi.

Prof. Linditë,me profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin e saj, është shembull frymëzues për nxënësit dhe kolegët, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi edukativ pozitiv dhe motivues në institucionin tonë.

- Advertisement - m2

I urojmë shumë suksese dhe vazhdimësi në misionin e saj fisnik!
Drejtoria e shkollës

ag