E hënë, 25 Nëntor, 2024

Lindin binjaket me sindromën Down, mrekulli që ndodhë një në një milion raste në botë

- Advertisement1-

Kur Savannah Combs lindi vajzat e saj binjake, ajo, si çdo nënë e re, e dinte se ato ishin të veçanta.

Binjaket Mckenli dhe Kennadi Ackerman kanë lindur të dyja me sindromën Down. Shanset për këtë mundësi janë “jashtëzakonisht të rralla”, tha Dr. Pamela Trapane, drejtoreshë mjekësore e Qendrës Gjenetike Duran të Wolfson Children’s Hospital në Jacksonville, Florida, shkruan burimi Today përcjell Gazeta Shneta.

- Advertisement -

“Për çdo 1000 shtatzëni binjake, rreth dy do të kenë të paktën një fëmijë me sindromën Down”, tha Dr. Trapane për Today Parents.

Megjithatë, mundësia që shtatzënia të jetë binjake dhe që të dy binjakët të kenë sindromën Down është rreth një deri në 5 milionë raste.”

Nëna Savannah Combs, kishte një tregues se të paktën një nga vajzat mund të lindte me sindromën Down gjatë shtatzënisë së saj, por nuk e konfirmoi me një test diagnostik.

Ndër të tjera, ajo tha se burri i saj, Justin Ackerman, ishte shumë emocional fillimisht me diagnozën e binjakeve. Por 23-vjeçarja që u bë nënë për herë të parë, ishte shumë e lumtur që solli në jetë vajzat e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...