E hënë, 24 Shkurt, 2025

Lindi në avion, 20-vjeçarja braktis foshnjën në koshin e tualetit

- Advertisement1-

Një 20-vjeçare nga Madagaskari ka braktisur djalin e saj të porsalindur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni.

Foshnja u gjet nga stafi i aeroportit në Mauritius, ndërsa 20-vjeçarja u arrestua nga policia.

- Advertisement -

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seeëoosagur Ramgoolam më 1 janar. Kanë qenë oficerët e aeroportit të cilat kanë evidentuar foshnjën, kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.

Ata vunë re se kishte një letër higjienike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim. Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja e cila sapo kishte siguruar një leje pune 2-vjeçare pritet të merret në pyetje sapo të dalë nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e të porsalindurve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...