Lindën me kokë të bashkuara, foshnjet kalojnë me sukses operacionin, arrijnë të ndahen nga njëra-tjetra

- Advertisement -

Dy vajza binjake, që kanë lindur me kokë të bashkuara, kanë kaluar me sukses operacionin për ndarjen e tyre.

- paragrafi 1 -

Operacioni, është zhvilluar për 12 orë në Qendrën Mjekësore Soroka në Izrael, ndërsa terapitë dhe trajtimet kanë zgjatur disa muaj.

- Advertisement -

Dhjetëra ekspertë janë përfshirë gjatë ndërhyrjes, për të bërë të mundur realizimin me sukses të këtij operacioni të radhë.

“Ata po marrin frymë dhe hanë vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Operacione të kësaj natyre janë vërtetë të rralla. Në të gjithë botën janë realizuar 20 të tilla, shkruan BBC.