E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Lind fëmija i parë në botë nga mitra e transplantuar

- Advertisement1-

Trajtimi 3-mujor me një kujdes intensiv mjekësor i një të porsalinduri nga një mitër e transplantuar ka përfunduar. Ky është lajmi i mirë që vjen nga mjekët turq, në Antalia.

Derya Sert është e para grua në botë, e cila ka bërë transplantin e mitrës një dekadë më parë në Spitalin Universitar Akdeniz, në provincën jugore të Antalias. Ajo u bë nënë më 4 qershor.

- Advertisement -

Foshnja, Ömer Özkan, i cili u pagëzua me emrin e njërit prej mjekëve, u transferua për kujdes intensiv pas lindjes. Tashmë, ai e kaloi procesin kritik tremujor dhe do të lërë spitalin pas disa ditësh, sapo të mbarojnë edhe kontrollet rutinë.

Mjeku Ömer Özkan, nga Spitali Universitar Akdeniz, tha se operacioni për transplantin e mitrës ka zgjatur për 7 orë. Sert pati lindje natyrale në fillim të qershorit. Ajo dhe Ömeri i vogël janë shëndoshë e mirë.

Mjeku tha se procesi i kujdesit intensiv shkoi normalisht, pasi foshnja fitoi peshë gradualisht, duke arritur në tre kilogramë. Ai shtoi se lindja e suksesshme e foshnjës u hap rrugën operacioneve të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...