E diel, 23 Shkurt, 2025

Lina Demiri, 13-vjeçarja nga Gostivari – ylli në ardhje i muzikës shqiptare

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Është 13-vjeçare, por ka disa talente. Për zemër e ka muzikën, kurse merret me pikturë. Thotë se kënga i fle në zemër dhe kur të rritet synon të bëhet një këngëtare.

- Advertisement -

Fjala është për Linda Demirin, nga Gostivari. Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për aktivitetet e saj të deritanishme dhe sigurisht ëndrrat që synon t’i realizojë kur të rritet…

Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçar jeni, ku vijoni mësimet?

Lina Demiri: Jam 13 vjeçare, vijojë mësimet në kolegjin “Yayha Kemal” në Tetovë.

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë? Kush e zbuloi talentin?

Lina Demiri: Që nga mosha 5 vjeçare merremi me muzikë, talentin tim e zbuloi kompozitori im i parë Taulant Kolonja .

Kids of Kosova: Në çfarë festival keni marrë pjesë dhe çfarë çmime keni fituar?

- Advertisement -rrrrrrr

Linda Demiri: Kam marrë pjesë në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit, çmimi i parë të cilën e mori ishte ai i publikut, pastaj rrugëtimi ka qenë plotë suksese duke rrëmbyer çmime të para, grand prix çmime të dyta dhe të treta.

Festivali i parë që i dha mundësi të përformojë live ishte feativali i Shkodrës, ku fitova  vendin e 3-të edhe pse konkurrenca ishte shumë e madhe dhe kishte fëmijë shumë të talentuar.

Në Kosovë vendin e parë, në Ferizaj -Grand Prix, kam fituar edhe shumë ftesa nga shtete të ndryshme. Në Romë të Italisë mora vendin e parë, dhe dy t ëdyta, në Rumani vendin e dytë, në Malta poashtu vendin e dytë, në Word Association arrita në finale nga 110 shtete , në Bullgari vendin e parë, në Itali poashtu vendin e parë dhe të tretin në Poloni vendin e pare, në Monaco vendin e pare, Lituani vendin e dytë dhe për vitin 2021 jam e ftuar speciale me akomodim dhe pjesëmarrje falas  SHBA ku jemi në pritje të rezultateve.

Deri tani kam fituar 50 çmime dhe ftesa ndërkombëtare , këngë të kompozuara nga kompozitorë të njohur siç është Alfred Kaçinari, Ylli Kalaja, Taulant Kolonja, Arta Haziri Nuhiu, Naser Dula, Hysni Klinaku e shumë të tjerë.

Kam  10 këngë për fëmijë, kurse tani interpretojë këngë të huaja botërore dhe ato shqiptare. Festivali i fundit tani që mora pjesë është në Ferizaj në kategorinë live dhe u shpërbleva me vendin e dytë.

Kids of Kosova: A synoni të merreni me muzikë edhe kur të rriteni?

Linda Demiri: Patjetër, muzika është bërë më pjesë e pandashme për mua. Unë vazhdojë edhe në shkollën e muzikës jam në klasë të shtatë për violin, po kënga më flenë në zemër.

Kids of Kosova: Po me aktivitete tjera a merreni?

Linda Demiri: Unë merrem me shumë aktivitete, kënga e para, pastaj piktura dhe violina, por pa harruar përkushtimin tim në mësime.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Linda Demiri: Le të jetë një mesazh për bashkëmoshatarët e mi që të merren me diçka të bukur se unë, pa hezitim i arrijnë të gjitha.

Faleminderit shumë për kohën që ndani dhe mundësinë që na jepni.

Lina duke kënduar, video e dërguar enkas për Kids of Kosova:

(Kids of Kosova)

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....