Lime Lushaj zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Shaban Golaj”, në Lipovec

- Advertisement -

Lime Lushaj është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Shaban Golaj”, në Lipovec të Gjakovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Mësimdhënësja e Dalluar për Vitin Shkollor 2024-2025

Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë, njoftojmë se Mësimdhënësja e Dalluar për vitin shkollor 2024-2025 nga SHFMU “Shaban Golaj” – Lipovec është Lime Lushaj.

Urime të përzemërta për mësuesen Lime! Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe angazhimit të saj të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

- Advertisement -

Faleminderit për dashurinë dhe kujdesin që tregoni çdo ditë ndaj nxënësve, për përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të sjellë cilësi dhe për të frymëzuar dijen!

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Drejtorinë e Arsimit, për organizimin e këtij vlerësimi dhe për mirënjohjen e dhënë ndaj punës së mësueses Lime.
Urime edhe një herë dhe suksese të mëtejshme në misionin e shenjtë të arsimit!