E premte, 10 Janar, 2025

Ligji për Paga u miratua, por ende nuk dihet sa do të jetë koeficienti i pagës

- Advertisement1-

Pa përkrahjen e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publik.

Miratimi i këtij projektligji është bërë mes kritikave dhe vërejtjeve të shumta nga opozita.

- Advertisement -

Qeveria ka thënë se ky Ligj trajton në mënyrë të drejtë të gjitha kategoritë, ndonëse nuk e ka bërë publike ende se sa do të jetë koeficienti i pagës.

Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se Qeveria duhet të tregojë koeficientin në të kundërtën tha se ky ligj është mashtrim për zyrtarët publik.

Ai ka thënë se vonesa me ligjin e pagave i ka dëmtuar punëtorët në sektorin publik.

Ndërkaq Hykmete Bajrami nga LDK ka thënë se Qeveria duhet të bëjë rishikim të Ligjit të Buxhetit për ta caktuar vlerën e koeficientit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren shkëlqejnë në garat e robotikës

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë shkëlqyer në garat e robotikës, shkruan...

Pensionohet arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni

Është pensionuar arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës "Emin Duraku" në...

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan...

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...