Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme dekretohet nga Presidentja – Edukimi Parafillor bëhet i obliguar

- Advertisement -

Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme i miratuar ditë më parë në Kuvend, dje u dekretua edhe nga Presidentja e Kosovës. 

- paragrafi 1 -

Ministrja e Arsimt, Arbërie Nagavci, thotë se me ligjin e ri, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Edhe një premtim i përmbushur

👧🏼👦🏼Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme i miratuar ditë më parë në Kuvend, dje u dekretua edhe nga Presidentja e Kosovës.

- Advertisement -

Me këtë ligj, kemi rregulluar ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.

👉 Me ligjin e ri, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:

➡️ Koordinim ndërsektorial

➡️ Edukim në familje

➡️ Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore
➡️ Sigurim e rregullim të materialit didaktik

➡️ Monitorim të punës edukative

➡️ Aftësim të dadove.

➡️ Qasje holistike

Si Ministri po punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë mjedis të sigurt dhe mbështetës.