E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ligji na obligon: Rrahman Jasharaj me sindikalistë tjerë drejt grevës së përgjithshme

- Advertisement1-

Më në fund, janë rikthyer paralajmërimet e grevave në Kosovë, duke i dhënë fund një vere të gjatë në të cilën punëtorët e Kosovës nuk ishin në vëmendjen mediale.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur të enjten grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se obligohen që të hyjnë në grevë me ligj.

- Advertisement -

Ai shtoi se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

“Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga. Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situatës. BSPK-ja përsëri ndoqi të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave, por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’ju informoj se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos-realizimit të kërkesave.”

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u tha se Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar duke mos dialoguar me ta.

Ai po ashtu tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshjeje.

- Advertisement -rrrrrrr

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshjeje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve.”

Ministria e Punëve të Brendshme e drejtuar nga Xhelal Sveçla ka draftuar tashmë Projektligjin e pagave, por për të cilin Jasharaj me sindikalistët e tjerë u shprehën se “nuk ishin konsultuar”.

Madje, Rrahman Jasharaj u shpreh se Projektligji ishte publikuar pikërisht në mëngjesin e sotëm, ditë kur pritej të paralajmërohej greva e përgjithshme nga sindikalistët.

Ligji i Pagave do të hynte në fuqi tetë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare. Sindikalistët në konferencën e sotme për medie u shprehën edhe se nuk do të hiqnin dorë nga kërkesa e tyre për 100 eurot shpërblim në muaj.

Në rast se do të kishte një grevë vërtet të përgjithshme të të gjitha sindikatave, atëherë Kosova do të rrezikonte seriozisht ofrimin e shërbimeve vitale për qytetarët e saj.

Në anën tjetër, në rrjetet sociale tashmë kanë filluar sulmet ndaj z. Rrahman Jasharaj dhe sindikalistët e tjerë nga përkrahës të kryeministrit Albin Kurti.

Fillimisht, pushteti kishte premtuar se do ta sillte Projektligjin e Pagave në Kuvend në muajin mars të vitit 2022, por nuk e kishte realizuar atë premtim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...