Ligji i ri i pagave pritet të miratohet në mars, SBASHK: Këto janë pakënaqësitë tona

- Advertisement -

Në muajin mars pritet të miratohet në Qeveri Projektligji për pagat në sektorin publik. Por këtë draft projektligj, i cili nuk është ende zyrtar po e kundërshtojnë sindikalistët, edhe pse vlera e koeficientit bazë nuk është caktuar ende.

- paragrafi 1 -

Në Qeveri thonë se kanë nisur konsultimet me sindikatat, derisa disa nga këto të fundit thonë se ky projektligj nuk dallon nga ligji për paga i Qeverisë Haradinaj që ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Ligjin e ri të pagave, ende pa u finalizuar, po e kundërshtojnë edhe në SBASHK.

“Nëse përfillet ky versioni i tanishëm i bie që paga më e madhe në Kosovë do të jetë 20 herë më e madhe se paga më e vogël në sektorin publik. Problemi është se janë caktuar koeficientët por jo edhe vlera e tij, e sidomos është problematikë që do të jetë raporti i koeficientëve 1 me 20”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Sindikalistët kanë paralajmëruar masa të ashpra sindikale, nga protesta deri te grevat, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Me ligjin e shfuqizuar, vlera e koeficientit ishte paraparë të ishte 239 euro, derisa më i larti ishte për presidentin e vendit, që ishte paparaparë koeficienti 10, ndërsa me draftin e ri jozyrtar, vlera nuk është caktuar, por koeficienti më i lartë pritet të jetë 20.