Ligji i Pagave: Qeveria nuk tregon vlerën e koeficientit, nuk përjashtohet mundësia të jetë nën 120 euro

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Paga në Sektorin Publik, më 4 janar.

- paragrafi 1 -

Ligji është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit.

- Advertisement -

Megjithatë ajo që dihet është se koeficientin më të lartë do ta ketë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Koeficienti i shefes së shtetit do të jetë 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17 dhe kategori të tjera që mund t’i shihni në fotografinë më poshtë.

Kurti thotë se vlera e koeficientit do të caktohet këtë muaj, nuk tregon datë

- Advertisement -

Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

“Kemi marrë kohë më shumë se që është dashur. Duke pas parasysh përvojën e parë që herën e parë na u hodh poshtë, nuk kemi dashur të nxitohemi. 745 milionë euro është totali. Për ne, pikënisja është tërësia, jo pjesa, jo elementi. Nuk e kemi pas si pikënisje vlerën e koeficientit, por si tërësi. Në janar do të vendoset vlera e koeficientit.” – kishte thënë ai.

Veç kësaj, ai kishte shtuar i njëjti, mund të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti i vitit 2023.

“Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me Ligjin e Pagave, por me buxhet. Po kërkoj pak durim prej juve, saktësisht në janar të vitit 2023″, kishte deklaruar Kurti.

Ministrja Haxhiu nuk e mohon mundësinë që koeficienti të jetë nën 120 euro

Ndërsa kryeministri Kurti nuk e ka treguar vlerën e koeficientit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e pyetur se a mund të jetë vlera nën 120 euro, nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Ende nuk dihet sa do të jetë koeficienti, sepse është duke u bërë kategorizimi i vendeve të punës”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.

Ligji i Pagave: Albulena Haxhiu nuk e mohon mundësinë që koeficienti të jetë nën 120 euro