E premte, 20 Shtator, 2024

Ligji i pagave për mësimdhënësit, vjen reagimi i parë nga SBASHK-u: Shqetësuese

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se me ligjin e ri të pagave, që u bën publike edhe ato të mësimdhënësve, ekonomistët do të bëjnë një analizë më të thellë.

Jasharaj thotë se ekspertët e kësaj fushe do të tregojnë se nëse kërkesat e SBASHK-ut janë përfill ose jo, nga Qeveria e Kosovës, tha Jasharaj.

- Advertisement -

“Ekonomistët e fushës do të bëjnë një analizë dhe një krahasim mes asaj që ne e kemi dërguar në muajin mars dhe do të shohim a janë përfillë dhe a janë duke u marrë kërkesat e SBASHK-ut parasysh”, tha Jasharaj.

Ai e sheh si shqetësuese faktin që disa po deklarohet me me vlerën 110 të koeficientit, e dikush tjetër me 120.

Jasharaj shpreson që Qeveria të mbajë premtin dhe ky ligj të shkojë sa më shpejt në parlament.

“Ajo çka na shqetëson është se dikush po deklarohet me vlerën 110 të koeficientit, dikush me 120. Ne do t’i analizojmë të gjitha çështjet dhe SBASHK-u do të dalë me komunikatë për medie. Uroj që ligji të jetë i mirë për arsimin dhe të shkojë sa më shpejt në parlament dhe të mbahet fjala që na kanë dhënë, pra fjala e tyre ishte që nga janari ky ligj do të jetë i votuar”, thotë Jasharaj.

Por, cili është qëndrimi i SBASHK-ut për ligjin e ri të pagave?“A do të pajtohem ose jo, nuk mund të them asgjë pa e parë komisonet përgjegjëse. Ligjin e pagave të publikuar në medie, uroj të jetë i saktë. Ekspertët e ekonomisë e kanë përgatitur versionin tonë që e kemi dorëzuar në mars, ata do të tregojnë më vonë janë apo jo përfillur kërkesat e SBASHK-ut”, tha Jasharaj për GazetaBlic.

Ndryshe, sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti janë publikuar edhe pagat për mësimdhënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithmonë duke u nisur nga koeficienti 12o euro atëherë del se një drejtor i shkollës së mesme të lartë ka koeficientin 6.3 paga e tij mujore bruto do të arrijë në 756 euro.Zëvendës/ drejtori të këtyre shkollave do të ketë pagë mujore prej 744 eurosh në muaj.

672 euro në muaj do të marrë një drejtor I institucionit parashkollor e ku është vlerësuar me koeficient 5.9Një mësimdhënës në shkollën fillore të lartë do të ketë koeficient 5.8 ose 696 euro pagë mujore bruto.

Përderisa një pedagoge dhe psikologe në shkolla do të marrë pagë mujore 684 euro .Një mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë është vlerësuar me koeficient 5.6 apo pagë mujore në vlerë të 672 eurove.

Sekretari i shkollës do të marrë pagën e tij bruto po aq sa mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ultë pra 672 euro.Një edukatore do të ketë pagë 624 euro, përderisa bibliotekisti ka koeficient 4.9, 588 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...